Insajderi
Sport

Franca në panik, i lëndohet futbollisti pak para evropianit

Insajderi
06 June 2024 - 14:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Franca në panik, i lëndohet futbollisti pak para evropianit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kanë mbetur afro një javë drejt fillimit të Kampionatit Evropian, Kombëtarja e Francës ka marrë një lajm jo të mirë.

Qendërmbrojtësi i Bayern Munichut, Dayot Upamecano, u detyrua të largohej nga loja me Luksemburgun, për shkak të një lëndimi.

Thuhet se Upamecano ishte larguar nga loja pasi kishte raportuar siklet në kofshën e majtë.

Ndërsa ashpërsia e dëmtimit të Upamecano nuk është konstatuar ende, testet në orët dhe ditët në vijim do të vijojnë dhe do të tregojnë se sa do të mungojë.

Kjo do të jetë një shkak shqetësimi për Francën, e cila ka vetëm një ndeshje tjetër përgatitore kundër Kanadasë.

Franca do të jetë në grupin D, së bashku me Holandën, Austrinë dhe Poloninë.

Sfidën e parë, francezët e zhvillojnë ndaj Austrisë më 17 qershor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark