Insajderi
Lajme

Të burgosurit në burgun e Sigurisë së Lartë e rrahin të dënuarin për vrasjen e nënës së tij

Insajderi
06 June 2024 - 20:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të burgosurit në burgun e Sigurisë së Lartë e rrahin të dënuarin për vrasjen e nënës së tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grup i të burgosurve sot në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc e kanë rrahur një të burgosur tjetër. Insajderi ka mësuar se ky i fundit është dënuar për vrasjen e nënës së tij.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet se si ka ardhur deri tek përleshja.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Në Burgun e Sigurisë së Lartë një i burgosur është sulmuar fizikisht nga një i burgosur tjetër. I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe kanë vënë situatën nën kontroll. Lidhur me rastin është iniciuar procedurë disiplinore dhe është themeluar komision i veçantë për të hetuar se si ka ardhur deri te sulmi fizik, ndërsa për rastin në fjalë janë njoftuar organet përgjegjëse”, thanë nga SHKK.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark