Moti këtë fundjavë, temperatura arrin deri në kaq gradë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti këtë fundjavë, temperatura arrin deri në kaq gradë

    Insajderi
    07 June 2024 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mot me temperatura të larta do marrë në vikend.

    Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat vende-vende, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit parashihen te sjellin riga të dobëta shiu dhe mundësi për shkarkime rrufesh, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 28-32 gradë.

    Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht vranësirat do të jenë të fokusuara përgjatë relievit malor.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 29-33 gradë Celsius.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark