Insajderi
Lajme

“Viti i integrimit të komunitetit serb” Kurti publikon shifra të qytetarëve serbë që u pasien me dokumente të Kosovës

Insajderi
09 June 2024 - 19:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Viti i integrimit të komunitetit serb” Kurti publikon shifra të qytetarëve serbë që u pasien me dokumente të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar të dielën në platformën “X”, se 2024 është vit i integrimit, duke iu referuar komunitetit serb në Kosovë.

Ai ka thënë se gjatë këtij viti janë mbi 7 mijë pasaporta të Republikë së Kosovës, 6 mijë e 800 ID dhe 1 mijë e 100 pasaportë në komunat ku qytetarët serbë janë shumicë.

Ai po ashtu ka thënë se janë hapur 159 biznese në zyrat e sapo hapura të Agjencisë së Regjistrimit në veri.

Kurti ka thënë se kjo është rezultat i punës konstuktive në mes Qeverisë dhe qytetarëve

“2024 është viti i integrimit. Vetëm në pesë muajt e parë, mbi 7 mijë pasaporta RKS, 6,8 mijë ID dhe 1,1 mijë patentë shoferi janë lëshuar në komunat ku komuniteti serb përbën shumicën. Shndërrimi i patentë shoferëve ilegale në RKS po vazhdon dhe po shkon shumë mirë. Po ashtu, 159 biznese të reja janë regjistruar në zyrat e sapohapura të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në katër komunat në veri të Kosovës. Ky është rezultat i punës konstruktive mes qeverisë dhe qytetarëve tanë, dhe bindjes së përbashkët se një vend i bashkuar është një vend i fortë”, ka shkruar Kurti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark