Insajderi
Lajme

Ministrja Haxhiu: Tony Blair vendosi themelin e një miqësie të pathyer

Insajderi
10 June 2024 - 13:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ministrja Haxhiu: Tony Blair vendosi themelin e një miqësie të pathyer
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ish-kryeministri britanik, Tony Blair, vendosi themelin e një miqësie të pathyer, në një aleancë të përjetshme mes dy vendeve dhe dy popujve tanë.

“Tony Blair është miku i madh i popullit shqiptar, që ka hyrë në zemrat e të gjithë qytetarëve tanë, sikurse edhe në historinë e paharrueshme e cila përherë do ta kujtojë veprën e tij përcaktuese në rolin që si Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar i dha forcë popullit të Kosovës dhe mundësi politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare për çlirimin e Kosovës në luftën e saj të drejtë.  Tony Blair vendosi themelin e një miqësie të pathyer, në një aleancë të përjetshme mes dy vendeve dhe dy popujve tanë“.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ndër të tjera e ka falënderuar Blairin për krejt çka ka bërë për Kosovën.

“Në 25-vjetorin e çlirimit, Tony Blair erdhi sërish në Kosovë për të festuar plot krenari sukseset e Kosovës, progresin e arritur falë edhe rolit të tij dhe të spektrit politik në Mbretërinë e Bashkuar që kontribuojnë pandërprerë në forcimin e shtetit të Kosovës.  Suksesi ynë është i përbashkët, prandaj edhe festa e çlirimit të Kosovës është festë e të gjithë atyre që kontribuuan në çlirimin tonë.  Përjetësisht mirënjohës dhe falënderues”, ka shkruar Haxhiu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark