Insajderi
Lajme

Kurti: 25 vjetorin po e shënojmë duke qëndruar bashkë me aleatët njësoj si më 12 qershor e në ditët e para të çlirimit

Insajderi
12 June 2024 - 11:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti: 25 vjetorin po e shënojmë duke qëndruar bashkë me aleatët njësoj si më 12 qershor e në ditët e para të çlirimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova ka nxjerrë mësime nga historia e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për ta ndalur luftën.

Në seancën solemne të Kuvendi për 25 vjetorin e çlirimit, Kurti tha se sot vendi po i forcon lidhjet me SHBA-të e shtetet tjera të fuqishme, ndërsa Serbia “rri e rreshtuar prapa Rusisë”.

“Përtej teknikaliteteve ushtarake dhe të së drejtës ndërkombëtare, rezultati ‘de facto’ i atij misioni ishte çlirimi i Kosovës nga trupat serbe. Detajet e mëtutjeshme dhe faktet e regjistruara të ngjarjeve të atyre ditëve i takojnë historisë dhe historianëve, por pikërisht nga kjo histori duhet nxjerrë mësime siç edhe kemi bërë nga atëherë e deri më sot. Dhe kjo kuptohet më së miri nga rreshtimi gjeopolitik dhe gjeostrategjik i vendeve tona sot. Sikur atëherë, edhe tani, Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë, ashtu siç Rusia qëndron prapa shumë veprimeve të Serbisë. Kurse shteti ynë, Kosova dhe populli i saj, bashkë me Shqipërinë, në vazhdimësi ka shkuar duke i forcuar lidhjet dhe aleancën e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Britaninë e Madhe, me Gjermaninë dhe Turqinë, me Francën dhe Italinë dhe me vendet e tjera partnere perëndimore”, tha Kurti.

Ai tha se ky përvjetor e gjen Kosovën duke qëndruar bashkë me aleatët “si më 12 qershor 1999”.

“Bashkimi Evropian është familja jonë e synuar politike, kurse NATO-ja është destinimi ynë ushtarak. Andaj sot po e shënojmë 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës duke qëndruar bashkë me aleatët tanë njësoj si më 12 qershor dhe njësoj si në ditët e para të çlirimit”, tha Kurti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark