Insajderi
Lajme

Ndalohen katër kosovarë, që hynë ilegalisht prej Serbisë

Insajderi
13 June 2024 - 10:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndalohen katër kosovarë, që hynë ilegalisht prej Serbisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një veturë me targa të Serbisë është ndaluar mbrëmë rreth orës 22:00, në Leposaviq.

Sipas raportit policor, në veturë ishin katër kosovarë, që dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin e Republikës së Kosovës.

Ata dyshohet të kenë shkuar ilegalisht edhe në Serbi.

“Ata janë verifikuar, por nuk kanë rezultuar si persona të kërkuar”, bën të ditur policia.

Katër të dyshuarit, me urdhër të prokurorit, janë liruar.

Rasti i cilësuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit” ka vijuar në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark