Insajderi
Euro 2024

Shqiptarët ‘pushtojnë’ Gjermaninë, 50 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm për ndeshjen ndaj Italisë

Insajderi
13 June 2024 - 15:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shqiptarët ‘pushtojnë’ Gjermaninë, 50 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm për ndeshjen ndaj Italisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nesër zyrtrarisht fillojnë emocionet e Kampionatit Evropian, ndërsa Shqipëria ballafaqimin e parë do ta ketë me Shqipërinë me datën 15 qershor.

Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse për herë të dytë në histori të saj si Kombëtare në Kampionate Evropiane dhe do të kenë punë të vështirë në fazën e grupeve aty ku në grupin që është cilësuar si “i vdekjes” do të ballafaqohet me skuadra si, Spanja, Italia dhe Kroacia.

Tifozët shqiptarë pritet të jenë në një numër të madh për ndeshjen e parë të kuqezinjëve ndaj Italisë në Dortmund.

Sipas mediumit “ESPN” në Dortmund pritet të jenë rreth 50 mijë shqiptarë në përkrahje të Kombëtares.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark