Habitë aktori shqiptar: Femër që shkruan humor nuk ka, sepse nuk kanë kapacitet…është privilegj i të mençurve, pra burrave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Habitë aktori shqiptar: Femër që shkruan humor nuk ka, sepse nuk kanë kapacitet…është privilegj i të mençurve, pra burrave

    Insajderi
    14 June 2024 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Regjisori, skenaristi dhe aktori i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu, ka habitur me një deklaratë të dhënë së fundmi, ku ka deklaruar se “femër që shkruan humor nuk ka”.

    Kapexhiu u shpreh jo çdo kush ka kapacitet për të shkruar humor, pasi sipas tij, ky është privilegj i të mençurve, pra burrave.

    “Këtu e kam absolute, vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë, femër që shkruan humor nuk ka, sepse humori është privilegj i të mençurve”, tha ai.

    Ndër të tjera, aktori u shpreh barcaletat për femrat i sajojnë burrat, ashtu si edhe ato për veten e tyre, pasi “femrat nuk kanë kapacitet për ta bërë këtë”.

    “A e keni vërë re që ka shumë barcaleta për femrat, i sajojnë meshkujt, e dini që ka shumë barcaleta për meshkujt, i sajojnë po meshkuj, se femrat nuk kanë kapacitet për të sajuar barcaleta”, u shpreh Kapexhiu./Albeu


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark