Zjarr i madh në Shkodër, digjen pesë shtëpi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Zjarr i madh në Shkodër, digjen pesë shtëpi

    Insajderi
    14 June 2024 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë banesa dyshohet se janë djegur si pasojë e zjarrit të përmasave të mëdha që përfshinë tregun e rrobave të përdorura në Shkodër.

    Aktualisht, flakët janë vënë në kontroll dhe në vendngjarje ka mbërritur helikopteri, që i është bashkuar dhjetëra zjarrfikëseve që po punojnë pa ndalim prej disa orësh për të shuar zjarrin.

    Po ashtu, mbi 25 njësi tregtare u dogjën nga zjarri që përfshiu tregun në lagjen “Ndoc Mazi.

    Tregu ishte me rroba të përdorura, ç’ka ndihmoi më shumë në përhapjen e flakëve. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar pasi tregu ishte i mbyllur në momentin e rënies së zjarrit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark