Insajderi
Lajme

“T’i gjindemi njëri-tjetrit”- Haradinaj viziton Tërnavën, uron Kurban Bajramin

Insajderi
16 June 2024 - 09:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“T’i gjindemi njëri-tjetrit”- Haradinaj viziton Tërnavën, uron Kurban Bajramin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Haradinaj këtë e ka bërë nga selia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ku ka vizituar kreun e kësaj bashkësie, Naim Tërnava, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai ka thënë se mesazhi i tij është që të ketë solidaritet dhe sakrificë në këtë ditë feste>

“Kam nderin që në emër të AAK-së të qëndroj sot në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, të uroj myftiun Tërnava dhe të gjithë e besimtarët islam të Kosovës për Festën e Kurban Bajramit. Ta gëzojmë bashkë, t’i gjindemi njëri tjetrit dhe të jetojmë me porosinë e festës që është edhe sakrifica edhe solidariteti i ndërsjellë. Urime, me fat!”, ka thënë Haradinaj. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark