Insajderi
Euro 2024

Nedim Bajrami theu një rekord që mbahej prej 20 vitesh

Insajderi
16 June 2024 - 11:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nedim Bajrami theu një rekord që mbahej prej 20 vitesh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nedim Bajrami me golin e bukur të shënuar përballë Italisë është bërë pjesë e historisë së Kampionateve Europiane. Tetovari mposhti Donnarummën pas 23 sekondash lojë!

Duke vendosur rekordin e veçantë të golit më të shpejtë në historinë e Europianeve.

Rekordi i mëparshëm i përkiste vitit 2004, në ndeshjen mes Rusisë dhe Greqisë. Sfidë ku Dmitri Kirichenko realizonte pas 65 sekondash.

Në listën e 5 golave më të shpejtë në Europian bëjnë pjesë edhe suedezi Emil Forsberg. Me golin e shënuar ndaj Polonisë (01:22 ) në 2021.

Danezi Yussuf Poulsen me golin e shënuar në po të njëjtin vit kundër Belgjikës (01:39 ). Si dhe polaku Robert Lewandowski me golin e shënuar në 2016 përballë Portugalisë (01:40 ).

Një rekord i jashtëzakonshëm që do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur, pasi bëhet fjalë për një kohë të pabesueshme për ndeshje të një niveli të tillë. Goli i Bajramit ishte i dyti për Shqipërinë në finalet e një Europiani pas atij të Armando Sadikut në 2016.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark