“Porosita fustana 300 euro nuk më erdhi asnjëri si në foto, as nuk më lajmërohen” |Si po mashtrojnë faqet në blerjet online? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Porosita fustana 300 euro nuk më erdhi asnjëri si në foto, as nuk më lajmërohen” |Si po mashtrojnë faqet në blerjet online?

    Insajderi
    18 June 2024 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Së fundi, porositë online janë bërë një mënyrë shumë e popullarizuar për të blerë rroba, sidomos fustana. Platforma të ndryshme online ofrojnë një gamë të gjerë fustanash me stile dhe çmime të ndryshme.

    Por qytarët shpesh hasin në probleme që janë bërë të zakonshme dhe shqetësuese. Shumë herë, fustanat që porositen online nuk përputhen me ato që reklamohen në faqe.

    Klientët shpesh raportojnë se produktet që marrin janë të një cilësie shumë më të ulët se ato që paraqiten në fotografitë e faqeve online. Ngjyrat, materialet dhe madje edhe dizajni mund të jenë tërësisht të ndryshme.

    E kjo krijon zhgënjim dhe ndjenja të mashtrimit tek konsumatorët. Por përpos kësaj, një problem tjetër i madh është që faqet online nuk iu përgjigjen klientëve për ankesat që i kanë pasi produkti është dorëzuar.

    Një qytetare ka rrëfyer për Insajderin një përvojë të tillë. Ajo ka thënë se faqja nuk i është përgjigjur pasi nuk e ka marrur porosinë e njejtë.

    Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark