
Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndaj një personi që është bërë viral në rrjete sociale me deklaratën skandaloze lidhur me dhunën ndaj grave. Burri, emri i të cilit nuk dihet, në një Vox Pop ka thënë se ai ushtron dhunë fizike ndaj dy grave të tija, shkraun Insajderi.
Ky burrë, tregon se është i martuar me dy gra dhe me krenari tregon se si ushtron dhunë ndaj tyre.
Ai ka treguar raste specifike kur i ka rrahur dy gratë, me të cilat thotë se jeton, e madje ia ka shtyrë që edhe ato të futen në sherr mes vete.
E ndonëse ai thotë se nuk ka frikë nga Policia e Kosovës, këta të fundit kanë ndërmarr hapa konkret ndaj tij.
Për Insajderin kanë konfirmuar se janë duke u ndërmarr veprime të nevojshme për rastin.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se qeshtja është adresuar dhe përcjellë tek rajoni/stacioni kompetent policor per ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme”, tha Policia për Insajderin
Burri në fjalë ka pretenduar se në një rast, zyrtari policor që kishte intervenuar pas denoncimit për dhunë, i është drejtuar gruas se “mos fol se vallahi të rreh burri”.
“Nuk guxojnë as me hanger, i rrehi more dyjat i sakatoj, e knaqi shuplaka këtë dytën për arsyeje se e nguc gruan e parë. Ajo e para më tha a ia japë një shuplakë, jepja bre q…. nanën se e nguci. Kjo e din se çka i kam bërë, i ka tregu kësaj të dytës, unë nuk jam bash qashtu. Qashtu e lypke ajo. Unë më shumë tutna kësaj në tokë se sa policisë, unë nuk e nguci kërkon, po me duru nuk e duroj kërkon. Rastin me policinë, shkojnë e thirrin policinë, ata kishin qenë të komunës së Lipjanit kur e murrëm vesh mbiemrin “Meta”, kusheri jemi, edhe ti si une. Polici i tha gruas time mos fol se vallahi të rreh burri. Thash po valla ja boj sabah këtu para policisë. Polici 200 euro thash mshile se gojën ta shkyj”, thotë i njëjti.