Insajderi
Lajme

Sot parashihen temperatura të larta

Insajderi
19 June 2024 - 08:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sot parashihen temperatura të larta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell po parashihet edhe ditën e mërkurë në vend.

Temperaturat minimale zbresin deri në 17C e 19C, e ato maksimale arrijnë deri në 33C e 35C. Do të fryjë erë e lehtë jugperëndimore 2-5m/s.

Së paku deri në fundjavë do të vazhdojnë kushte e valës së nxehtësisë të dominuar kryesisht me kthjellime e diell, njofton Prishtina Weather.

Nga dita e premte mund të ketë kalime vranësirash, e në fundjavë zonave malore nuk përjashtohen mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima, kryesisht orëve të pasdites, që më pas mund të depërtojnë në pjesë tjera të vendit.

Maksimalet shkojnë deri në 36C, e lokalisht 37C e 38C.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark