Insajderi
Lajme

Mbi 550 pelegrinë vdiqën në Mekë për shkak të të nxehtit

Insajderi
19 June 2024 - 08:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbi 550 pelegrinë vdiqën në Mekë për shkak të të nxehtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të paktën 550 pelegrinë kanë vdekur gjatë haxhit, për shkak të temperaturave të larta këtë vit.

Të paktën 323 prej atyre që vdiqën ishin egjiptianë.

“Të gjithë ata (egjiptianët) vdiqën për shkak të nxehtit”, përveç njërit që vdiq nga lëndimet pasi u shtyp nga turma, kanë thënë diplomatë arabë.

Rreth 60 jordanezë vdiqën, shtuan diplomatët. Sipas tyre, totali i të vdekurve në morgun Al-Muaisem është 550, raportoi Guardian.

Të enjten, Ministria e Jashtme e Egjiptit ka thënë se Kajro po bashkëpunonte me autoritetet saudite për operacionet e kërkimit për egjiptianët që ishin zhdukur gjatë haxhit.

Autoritetet saudite kanë raportuar se po trajtojnë mbi 2,000 pelegrinë që janë sëmurë nga i nxehti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark