Insajderi
Lajme

Tentim vrasje në Podujevë, arrestohen tre persona pasi gjuajtën me armë zjarri

Insajderi
19 June 2024 - 10:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tentim vrasje në Podujevë, arrestohen tre persona pasi gjuajtën me armë zjarri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Podujevë pasi pas një mosmarrëveshje mes veti kanë gjuajtur me armë zjarri.

Në vendngjarje janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishkë, 5 gëzhoja dhe dy vetura.

“Rr. 19 Qershor, Podujevë 18.06.2024-01:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te të shtënat ma armë zjarri në mes disa personave. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishkë, 5 gëzhoja dhe dy vetura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark