Aksident në rrugën Kumanovë – Likovë, humb jetën një 19-vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në rrugën Kumanovë – Likovë, humb jetën një 19-vjeçar

    Insajderi
    19 June 2024 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    MPB njofton se dje në ora 17:20 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë – Likovë, në fshatin Orizare, automjeti “Opel Zafira” i drejtuar nga R.A (21) nga fshati Nikushtak, Komuna e Likovës ka dalë nga rruga.

    Siç informojnë nga MPB, nga lëndimet e marra në këtë aksident, ka ndërruar jetë bashkudhëtari R.A (19), ndërsa shoferi ka marrë lëndime të rënda trupore që janë konstatuar në Spitalin e Kumanovës.

    “Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga SPN Kumanovë”, thonë nga MPB.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark