“Kuajt e Lajçakut” do të takohen me 26 qershor, a do të "pinë ujë" kësaj here? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kuajt e Lajçakut” do të takohen me 26 qershor, a do të “pinë ujë” kësaj here?

    Insajderi
    20 June 2024 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel më 26 qershor, për të zhvilluar rundin e ri të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

    Takimi u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ky takim i nivelit të lartë në kuadër të dialogut do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

    Një ditë më parë emisari i BE-së, Miroslav Lajçak e përdori një metaforë për të krahasuar moszbatimin e marrëveshjeve nga Kosova dhe Serbia.

    “Më duhet të them se është për të ardhur keq që palët nuk treguan fleksibilitetin dhe vullnetin e nevojshëm politik për të përmbushur atë që kishin premtuar në Ohër”, ka thënë ai.

    “Për të përdorur një metaforë të vjetër, “ne i kemi çuar kuajt në ujë, por ata ende refuzojnë të pinë”, ka shtuar Lajçak.

    Tutje, ai ka thënë se “nuk mendon se për këtë mund të fajësohet dialogu apo BE-ja, sepse përgjegjësia për respektimin e obligimeve dhe rrjedhimisht për zgjedhjen e rrugës së ardhshme për qytetarët e tyre, është e liderëve të Kosovës dhe Serbisë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark