Insajderi
Lajme

Goditet grupi kriminal që dyshohet se merrej me fajde, arrestohen tre persona

Insajderi
20 June 2024 - 21:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Goditet grupi kriminal që dyshohet se merrej me fajde, arrestohen tre persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona që dyshohet se janë të përfshirë në fajde.

Ky operacion policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale të fajdeve.

“Policia e Kosovës, do t’u mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e operacionit dhe rezultatet”, thuhet në njoftim.

Ky aksion u realizua në rajonin e Pejës dhe Prishtinës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark