Ky është 17 vjeçari i cili vdiq pas aksidentit me motoçikletë në Rahovec - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është 17 vjeçari i cili vdiq pas aksidentit me motoçikletë në Rahovec

    Insajderi
    23 June 2024 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Adonis Raba është 17 vjeçari i cili vdiq pas një aksidenti me motoçikletë në Rahovec.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës i dyshuari përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset.

    Ai ka marrë lëndime si pasojë e aksidentit dhe është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen.

    “AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. Transiti i ri, Rahovec 22.06.2024-22:10. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasoj, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Spitalin e Gjakovës ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark