Latifi shpreh ngushëllime për familjen e 17-vjeçarit që humbi jetën pas aksidentit me motoçikletë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi shpreh ngushëllime për familjen e 17-vjeçarit që humbi jetën pas aksidentit me motoçikletë

    Insajderi
    23 June 2024 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur të shtunën në Rahovec, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi është aksidentuar me motoçikletën e tij.

    Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

    Përmes një postimi, ai ka ngushëlluar familjen e 17-vjeçarit.

    “I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni me motoçikletẽ e të riut 17 vjeçar, Adonis Raba nga Rahoveci, nxënës i klasës së 11-të në ShML “Xhelal Hajda – Toni”. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Raba! Ngushëllime shoqërisë, mësimdhënësve e drejtoreshës së ShML “Xhelal Hajda – Toni”! Adonisi pushoftë në paqe”, thotë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark