Probleme me energjinë elektrike, KEDS-i në teren: Kërkojmë mirëkuptim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Probleme me energjinë elektrike, KEDS-i në teren: Kërkojmë mirëkuptim

    Insajderi
    23 June 2024 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas reshjeve të shumta shiu në disa vende të Kosovës, ka pasur edhe probleme me energjinë elektrike.

    Por, KEDS-i përmes rrjeteve sociale ka thënë se tashmë janë në teren dhe po i menjanojnë problemet që ka në disa vende, por duhet mirëkuptimi i qytetarëve.

    “Reshjet e paralajmëruara të shiut për pasditën e sotme kanë mobilizuar ekipet e KEDS-it, me qëllim që të jenë në dispozicion për çdo eventualitet.

    “Rrebeshet e shiut, të përcjella me erëra, e shkarkime atmosferike vende-vende edhe me breshër, kanë bërë që disa Lartpërçues nëpër rajone të ndryshme të vendit të jenë jashtë funksionit.

    “Falë intervenimit të menjëhershëm të KEDS-it, në disa vende ku është stabilizuar moti, disa Dalje tashmë janë rikthyer në funksion, ndërkaq ekipe shtesë janë aktivizuar në të gjitha vendet e prekura nga këto reshje shiu për të rikyçur konsumatorët sa më parë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, shkruhet në njofitmin e KEDS-it.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark