Arrestohet një zyrtar policor, dyshohet se e shkaktoi aksidentin në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një zyrtar policor, dyshohet se e shkaktoi aksidentin në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

    Insajderi
    23 June 2024 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes së kësaj të diele është arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet për shkaktimin e aksidentit që ndodhi dje rreth orës 23:00, në trupore në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

    Në njoftimin e IPK-së thuhet se zyrtari policor ishte me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.

    “Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se shkaktar i aksidentit është zyrtari policor i cili është arrestuar sot në orët e mbrëmjes me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘rrezikim i trafikut publik’”, thuhet në njoftim.

    “Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetent”.

    Nga aksidentinë fjalë katër persona janë lënduar, njëri prej tyre ka vdekur sot.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark