Insajderi
Lajme

Temperatura mbi 50 gradë, 1 mijë e 301 njerëz vdiqën gjatë Haxhit

Insajderi
24 June 2024 - 09:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Temperatura mbi 50 gradë, 1 mijë e 301 njerëz vdiqën gjatë Haxhit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të paktën 1 mijë e 301 njerëz kanë vdekur gjatë Haxhit, thotë Arabia Saudite, kryesisht pelegrinët e paautorizuar që kanë ecur distanca të gjatë në vapë të madhe. Pelegrinazhi i këtij viti u zhvillua gjatë një vale e të nxehtit, me temperatura që nganjëherë i kalonin 50 gradë celsius.

Më shumë se tre të katërtat e atyre që vdiqën nuk kishin leje zyrtare për të qenë atje dhe kanë ecur nën rrezet e diellit direkte pa strehë adekuate, thonë raportet.

Disa nga ata që vdiqën ishin të moshuar ose të sëmurë kronikë.

Ministri i Shëndetësisë, Fahd Al-Jalajel tha se janë bërë përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet e nxehtësisë dhe se si pelegrinët mund ta zbusin këtë.

Objektet shëndetësore trajtuan gati gjysmë milioni pelegrinë, duke përfshirë më shumë se 140 mijë që nuk kishin leje, tha ai, dhe disa ishin ende në spital për rraskapitje nga nxehtësia, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark