Dokument/ Detaje për personin që u arrestua në Pejë në dyshimin për shpëlarje parash - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Dokument/ Detaje për personin që u arrestua në Pejë në dyshimin për shpëlarje parash

    Insajderi
    24 June 2024 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi sot gjatë ditës ka raportuar se një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Vërmicë. Siç kishte raportuar Insajderi personi i arrestuar është Almir Daci 33 vjeçar.

    Daci dyshohet për shpëlarje parash, mashtrim dhe falsifikim i dokumenteve. Ndaj tij kishte urdhër-arrest ndërkombëtar nga shteti zviceran.

    Sipas dokumentit që Gazeta Insajderi ka siguruar thuhet se Almir Daci gjendet në ndalim nga data 23 qershor të këtij viti, ai është në kërkim nga autoritetet e Zvicrës përmes urdhrit për ndjekje ndërkombëtare përmes Interpolit.

    “I njëjti është shpallur si person në kërkim për veprat penale “Shpëlarje e parave”, “Mashtrimi”, “Falsifikim i dokumenteve udhëtimi” dhe “Veprimtari lidhur me trafikun rrugor” nga neni 138,146 etj sipas Kodit Penal të Zvicrës. Në mungesë të sigurimit të prezencës së të njëjtit është kërkuar nga Prokuroria Publike e Kantonit Vaud Zvicër letërreshtimi nën shenjën PE21.001593-jmu të dt: 02.05.2024 të cilat provohen me njoftimin nga ILECU sipas raportit individual”

    Tutje në kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit thuhet se “I njëjti është person në kërkim i shpallur sipas letërreshtimit ndërkombëtar pasi Prokuroria Publike e Kantonit Vaud Zvicër ka kërkuar që i njëjti të sigurohet për shkak të dyshimit se i njëjti kishte për të kryer veprat penale si më lartë, e të cilat konsiderohen se janë kryer nga data 26.02.2020 e gjerë me datë 28.11.2023″.

    “Prandaj konsiderojmë se mbështetur në dispozitat ligjore nga Ligji për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështje penale janë plotësuar kërkesa për caktimin e paraburgimit në periudhë maksimale prej 40 ditësh ashtu siç parashihet në nenin 22 të këtij ligji”, thuhet tutje në dokument.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark