
Kryeshefi i ri ekzekutiv i Kompanisë Regjionale ”Pastrimi”, Petrit Reçica, ka njoftuar se kanë pranuar Raportin e Audimit për vitin 2023 nga Zyra Kombëtare e Auditimit, i cili vlerëson kompaninë “Pastrimi” me “Opinion të pa Modifikuar për pasqyrat financiare vjetore”.
Reçica thotë se Ky është një arritje e jashtëzakonshme për KRM Pastrimi, pas vlerësimeve dhe opinioneve “Të kundërta” nga viti 2018 deri në 2022.
Tutje ai thotë se falenderonë të gjithë punëtorët e KRM “Pastrimi” për angazhimin dhe punën e palodhshme!
Postimi i plotë:
Po e nisim javën me mbledhjen e rregullt të menaxhmentit dhe një lajm fantastik.
Kemi pranuar Raportin e Auditimit për vitin 2023 nga Zyra Kombëtare e Auditimit, i cili vlerëson kompaninë tonë me “Opinion të pa Modifikuar për pasqyrat financiare vjetore”. Ky është një arritje e jashtëzakonshme për KRM Pastrimi, pas vlerësimeve dhe opinioneve “Të kundërta” nga viti 2018 deri në 2022.
Falë menaxhimit efektiv dhe përkushtimit të gjithë ekipit dhe Bordit të Drejtorëve, vitin 2023 e kemi përmbyllë me një kalim nga një deficit prej 1.5 milion euro në një bilanc pozitiv, duke dëshmuar ngritjen e kompanisë në nivelet e merituara.
Falënderojmë të gjithë punëtorët e KRM “Pastrimi” për angazhimin dhe punën e palodhshme!
Vazhdojmë me 2024 në rritjen e numrit të kamionëve dhe pajisjeve tjera të cilat do të ndikojnë direkt në rritje të cilësisë së shërbimit