![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunë në familje që është raportuar dje në Mitrovicën e Jugut.
Sipas njoftimit një baba ka kërcënuar me thikë djalin e tij, i cili nga frika është alivanosur.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte kanosur me thikë djalin e tij ankuesin kosovar pas një mosmarrëveshje. Ankuesi nga frika është alivanosur dhe ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoj policia.