Agresori qëlloi me hark, sulmohet ambasada izraelite në Serbi, vritet 1 person - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Agresori qëlloi me hark, sulmohet ambasada izraelite në Serbi, vritet 1 person

    Insajderi
    29 June 2024 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Momente paniku janë regjistruar në ambasadën e Izraelit në Serbi. Mediat në Beograd raportojnë se një person i armatosur me hark dhe shtiza ka tentuar që të sulmojë këtë seli diplomatike.

    Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur një anëtar i xhandarmërisë serbe, i cili ka marrë plagë në qafë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Sipas raportimeve, xhandari ka përdorur armën e tij për vetëmbrojtje duke qëlluar dhe vrarë agresorin. Polici është transportuar për në urgjencën e Beogradit, ku është kryer dhe heqja e shigjetës nga qafa.

    Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, ka vizituar efektivin e plagosur. Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar motivet e këtij sulmi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark