Luksemburgu do të ndihmojë Kosovën me trajnime rreth MSA-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Luksemburgu do të ndihmojë Kosovën me trajnime rreth MSA-së

    Insajderi
    16 April 2016 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kuadër të takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po zhvillohen në Uashington DC, Ministri i Financave Avdullah Hoti është takuar me Ministrin e Financave të Luksemburgut, Pierre Gramegna.

    Në këtë takim temë thelbësore ishin zhvillimet e përgjithshme ekonomike në Kosovë,si dhe bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve, me theks të veçantë në sektorin e ujit, shëndetësisë, trajnimeve për aftësimin profesional (vocational trainings), si dhe trajnime në fushat tjera me interes për institucionet e Kosovës

    Gramegna ka  vlerësuar lartë të arriturat ekonomike të Kosovës dhe ka shprehur përkrahjen e tij për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Luksemburgut, njofton Ministria e Financave.

    Në këtë drejtim, ai ka konfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Luksemburgu për ti ndihmuar institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti Doganën, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganës dhe  Departamentin e PPP-së, me trajnime rreth implementimit të marrëveshjes së MSA.

    Ministri Hoti po ashtu ka ftuar homologun e tij  për një vizitë zyrtare në Kosovë, e cila vizitë pritet të realizohet gjatë fundit të këtij viti, informon Zyra për Informim e MF-së.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark