Zgjati shtatë orë, përfundon takimi trepalësh- Lajçak thotë se ka pasur dakordim për “disa hapa” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjati shtatë orë, përfundon takimi trepalësh- Lajçak thotë se ka pasur dakordim për “disa hapa”

    Insajderi
    02 July 2024 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas shtatë orësh, ka përfunduar takimi trepalësh midis zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, emisarit të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe Petar Petkoviq.

    Këtë e ka njoftuar Lajçak me anë të një postimi në platformën ‘X’ ku ka thënë se pati marrëveshje me Bislimin dhe Petkoviq për “disa hapa të ardhshëm”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Sapo përfunduam takimin shtatë-orësh në nivel kryenegociatorësh. Me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin dhe Drejtorin Petar Petkoviq diskutuam një gamë të gjerë çështjesh dhe u dakorduam për disa hapa vijues”, tha Lajçak.

    Pas pak priten deklaratat për media të kryenegociatorëve. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark