Insajderi
Lajme

Petkoviq i kundërpërgjigjet Bislimit: Prishtina po e vret dialogun

Insajderi
03 July 2024 - 13:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Petkoviq i kundërpërgjigjet Bislimit: Prishtina po e vret dialogun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka akuzuar palën kosovare se po e vret dialogun pas takimeve të djeshme që u mbajtën dje në Bruksel në nivel kryenegociatorësh.

Sipas tij, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i ka kritikuar disa marrëveshjes dhe se ka hedhur poshtë draftin e BE-së për dialogun.

“Bislimi dje në Bruksel: refuzoi të diskutonte për personat e zhdukur, e quajti Marrëveshjen për Vizitat Zyrtare inekzistente, e kritikoi Elektroseverin si jonormal, hodhi poshtë draft-statutin e BE-së për Asociacionin, të gjitha para Lajçakut dhe ekipit të tij. Prishtina po e vret dialogun!”, ka shkruar sot Petkoviq.

Bislimi dje tha se Serbia refuzon të pranojë Marrëveshjen Bazike në tërësi dhe nuk pranon të zbatojë pjesë të saj.

“Pala serbe refuzoi të përfshihet në diskutim për dakordimin e planit të sekuencimit si dhe në arritjen e formalizimit të marrëveshjes, bazuar në garancat e kërkuara në takimin e liderëve javën e kaluar. Diskutimi rreth çështjes së personave të zhdukur ekspozoi sërish që pala serbe është duke e sabotuar procesin, duke nxjerrë vazhdimisht kërkesa të reja me qëllim të bllokimit të procesit”, u tha në njoftimin e djeshëm të Zyrës së Kryeministrit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark