Insajderi
Lajme

Vdekja e punëtorit në vendin e punës- Prokuroria lëshon aktvendim për ndalimin e pronarit të firmës dhe pronës

Insajderi
04 July 2024 - 11:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vdekja e punëtorit në vendin e punës- Prokuroria lëshon aktvendim për ndalimin e pronarit të firmës dhe pronës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra pasi u rrëzua nga lartësia e një objekti ku po punonte në Lipjan.

Gazeta Insajderi mëson se ai është Naser Izet  Avdullahu nga komuna e Lipjanit.

I ndjeri ishte duke punuar në një firmë ndërtimi në Lipjan. Teksa po punonte ka rënë nga objekti dhe fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju mbijetoj plagëve.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona. Pronarin e firmës dhe pronarin e pronës.

Prokuroria ka konfirmuar për Insajderin se ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas KPRK-së. Të njëjtit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh.

“Ju njoftojmë se viktima (mashkull) si pasojë e lëndimeve të marra pasi është rrëzuar nga objekti ku punonte, fatkeqësisht nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion. Prokuroria ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas KPRK-së. Të njëjtit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh” ka thënë zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark