Insajderi
Lajme

Endriti e uron në emër të babait Edi Ramën për ditëlindjen

Insajderi
04 July 2024 - 21:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Endriti e uron në emër të babait Edi Ramën për ditëlindjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endrit Thaçi e ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e ditëlindjes së tij.

Ai përmes Instagramit të tij, është shprehur se këtë urim po e bën edhe në emër të babait të tij, nga biseda me të cilin, siç tha ai, e kuptoi se sot feston ditëlindjen Rama, njofton Klankosova.tv.

“Nga një bashkëbisedë spontane me babin, e kuptova që më 4 korrik e ka ditëlindjen edhe miku i tij i madh, kryeministri Edi Rama”.

“E admiroj për kujdesën që ka. Kryeministër Edi Rama, urime ditëlindjen në emër të babit dhe timin”, ka shkruar tutje Endriti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark