Një person i dyshuar është arrestuar, pasi që i njëjti kishte kërcënuar një prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Sipas raportit policor gjatë kontrollit trupor i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili i është sekuestruar.
I dyshuari me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prokuroria Themelore Prishtinë 04.07.2024-10:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk kishte liruar zyrën e prokurorit dhe i njëjti ka kanosur me fjalë ankuesin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit trupor i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.