Server për mandatin e Lajçakut: Nuk pres asgjë të re - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Server për mandatin e Lajçakut: Nuk pres asgjë të re

    Insajderi
    07 July 2024 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori i Universitetit ”Johns Hopkins”, Daniel Server, nuk pret që këtë vit të ketë ndryshime në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

    Sipas tij, kjo pa marrë parasysh se kryenegociatorit evropian Miroslav Lajçak, i është vazhduar mandati.

    ”Gjithmonë më kanë pëlqyer surprizat, por nuk pres asgjë të re”, tha Server.

    Ai shtoi se roli kryesor i Lajçak në pesë muajt e ardhshëm do të jetë të sigurojë që negociatat të mos arrijnë në fazën e “vakumit”.

    ”Duke pasur parasysh që Lajçak do të mbetet në rolin e ndërmjetësit në dialog edhe për pesë muaj të tjerë, BE-ja dëshiron të sigurojë që të mos ketë vakum në këtë çështje derisa të emërohen pasardhësi i tij dhe udhëheqësit e rinj në institucionet e BE-së për pesë vitet e ardhshme”, tha Server për gazeta blic.

    Këshilli i Bashkimit Evropian ia zgjati zyrtarisht mandatin të dërguarit special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    Vendimi u miratua me kërkesë të përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell.

    Borrell kishte emëruar më parë Lajçakun si ambasador të BE-së në Zvicër, mandati i të cilit do të fillonte më 1 shtator.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark