Insajderi
Lajme

Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë

Insajderi
09 July 2024 - 13:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se janë publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar mbi 22 mijë nxënës të klasave të nënta.

Këtë vit kalueshmëria në testin e Arritshmërisë në gjithë vendin është 52.1%.

Arritshmëria në gjuhën shqipe është 56.9%, në gjuhën angleze është 69.3%, në Histori është 57.5%, në Gjeografi është 56.8%, në Matematikë është 43.1%, në Informatikë është 47.4%, në Fizikë është 46.5%, në Kimi është 43,4% dhe në Biologji është 48.8%

Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1.658 salla të testimit.

Afati i ankesave është deri më 12.07.2024.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark