Insajderi
Lajme

Arrestohet një person për fajde në rajonin e Pejës, prokuroria jep detaje

Insajderi
09 July 2024 - 13:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet një person për fajde në rajonin e Pejës, prokuroria jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokurori i shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në rajonin e Pejës ka arrestuar dhe ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Fajde”.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai tha se i dyshuari do të ndalohet për 48 orë.

“Pas arrestimit, i dyshuari do intervistohet nga hetuesit policor, kurse prokurori i shtetit ka urdhëruar që i pandehuri të ndalohet për 48 orë. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do t’i ndërmarrë veprimet ligjore për sigurimin e prezencës se të pandehurit në procedurë penale. Ju bëjmë apel të gjitha viktimave të fajdeve që pa hezitim t’i raportojnë rastet tek Prokurori i shtetit apo Policia e Kosovës”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark