​Hapja e tunelit të Llogarasë, Rama: Deri më tani kanë kaluar 41 mijë automjete - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hapja e tunelit të Llogarasë, Rama: Deri më tani kanë kaluar 41 mijë automjete

    Insajderi
    09 July 2024 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një video nga tuneli i Llogarasë.

    Për tunelin i cili u hap ditë më parë, Rama tha se nga dita e parë e hapjes, 5 korrik, e deri më sot, nga ky tunel kanë kaluar 41 mijë automjete.

    “Tuneli i Llogarasë, 41 mijë automjete kanë kaluar përmes tij nga dita e parë e hapjes e deri më sot”, ka shkruar Rama.

    Ditë më parë Rama kishte shkruar se hapja e këtij tuneli do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.

    Tuneli i Llogarasë, pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark