Insajderi
Lajme

Osmani e Rama takohen në Washington: Kosova e ka vendin në NATO

Insajderi
10 July 2024 - 12:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani e Rama takohen në Washington: Kosova e ka vendin në NATO
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Washington. Udhëheqësit janë koordinuar për qëndrimet dhe përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Sipas njoftimit, Osmani e Rama diskutuan lidhur me rëndësinë e ecjes përpara në rrugën euroatlantike të Kosovës, e në veçanti për hapat e domosdoshëm drejt anëtarësimit në NATO, “aleancë kjo jetike për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë e më gjerë”.

“Presidentja Osmani theksoi se ky takim shërben për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, thuhet në njoftim.

Osmani ka zhvilluar edhe disa takime të tjera në margjina të samitit për 75-vjetorin e NATO-s.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark