Një mijë euro bursë vjetore për ata që studiojnë Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një mijë euro bursë vjetore për ata që studiojnë Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

    Insajderi
    10 July 2024 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se studentët që zgjedhin të studiojnë Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës do të shpërblehen me 1000 euro bursë.

    I pari i vendit këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

    “Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve tashmë është i hapur. Ju ftojmë që të aplikoni në këto programe dhe të përfitoni bursën studentore”, shkruan Kurti.

    Edhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) njofton se përmes marrëveshjes së bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) do të realizojë mbështetjen e qëndrueshme dhe të vazhdueshme për promovimin dhe zhvillimin e shkencave të albanistikës.

    “Përmes këtij bashkëpunimi mundësohet dhënia e bursave vjetore për studentët që regjistrohen në programin BA Gjuhë shqipe dhe programin Letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë të UP-së.

    Bursa studentore individuale është në vlerë prej 1000 (njëmijë) euro në vit për student. Eja dhe regjistrohu në UP!”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark