Votohet projektligji për KPK-në e KPM-në, shtyhet ai për Zyrtarët Publikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Votohet projektligji për KPK-në e KPM-në, shtyhet ai për Zyrtarët Publikë

    Insajderi
    11 July 2024 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës ka votuar pro projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), për Projektligjin e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), ndërsa ai i Ligjit të Zyrtarëve Publikë u shty për një seancë tjetër për shkak të mungesës së kuorumit.

    Në seancë gjatë votimit ishin prezentë 61 deputetë, të gjithë të pushtetit, meqë deputetët opozitarë e kishin lëshuar sallën.

    Për projektligjin për KPM-në, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka thënë se ka pasur shumë komente dhe janë analizuar me seriozitet.

    “Në fund kanë rezultuar me 93 amandamente që e ndryshojnë edhe në përmbajtje këtë projektligj”, ka shtuar ai.

    Deputeti Dimal Basha dhe Eman Rrahmani kanë abstenuar.

    Projektligji për Këshillin e Pavarur të Mediave është përcjell me kritika nga opozita, organizata joqeveritare dhe nga bashkësia ndërkombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark