Insajderi
Shqipëri/Rajon

Greqia goditet nga tërmeti

Insajderi
12 July 2024 - 11:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Greqia goditet nga tërmeti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Siç raportohet, së fundmi Greqia është goditur nga tërmeti.

Sipas institutit grek të sizmiologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 i shkallës Rihter, me epiqendër qytetin Arta.

Deri më tash, nuk raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale.

Ndryshe, tërmeti 4.1 shkallë vjen pasi disa lëkundjeve tjera me intensitet më të ulët në pjesë të ndryshme të Greqisë si Iraklion, Chalkida dhe Athinë.

Në 24 orët e fundit, Greqia ka pasur 95 lëkundje:

1 tërmet mbi magnitudën 4;

2 tërmete me magnitudë 3 dhe 4;

20 tërmete me magnitudë 2 dhe 3;

72 tërmete nën magnitudë 2 që normalisht njerëzit nuk i ndjejnë.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
26 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark