Të dhënat e ASK-së, kaq banorë ka Fushë Kosova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të dhënat e ASK-së, kaq banorë ka Fushë Kosova

    Insajderi
    12 July 2024 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë publikuar të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, bazuar në këtë të dhëna komuna e Fushë Kosovës prin me rritjen më të madhe të banorëve prej rreth 84 për qind.

    Sipas ASK-së 762 persona në Fushë Kosovë jetojnë në një kilometër katror.

    Në mesin e komunave me dendësinë më të madhe të banorëve hyjnë edhe Mamusha dhe Prishtina.

    “Dendësia e popullsisë në 1 kilometër katror në vitin 2011 ishte 159.5, kurse tash është 145.5. Tri komunat me dendësinë më të madhe për kilometër katror është Fushë Kosova me 762 banorë, Mamusha me 513 banorë dhe Prishtina me 434 banorë”, ka deklaruar Avni Kastrati i ASK-së.

    Fushë-Kosova ka 64.078 banorë, Mamusha 5415 banorë e Prishtina 227154 banorë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark