Insajderi
Lajme

Kurti e dënon sulmin ndaj Trump: Mosmarrëveshjet politike në demokraci duhet të shprehen përmes formave paqësore

Insajderi
14 July 2024 - 08:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti e dënon sulmin ndaj Trump: Mosmarrëveshjet politike në demokraci duhet të shprehen përmes formave paqësore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dënuar sulmin ndaj ish presidentit amerikan, Donald Trump përgjatë një tubimi të këtij të fundit në Pensilvani të SHBA’së.

Ai i ka uruar shërim të shpejtë atij dhe të plagosurve tjerë, ndërsa i ka shprehur ngushëllime familjes së spektatorit që u vra.

Kurti ka thënë se mosmarrëveshjet politike në demokraci duhet të shprehen përmes formave paqësore dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“I bashkohem liderëve të tjerë botërorë në dënimin e atentatit të tmerrshëm kundër ish-presidentit të SHBA’së, Donald Trump. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë atij dhe të tjerëve të plagosur dhe i dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së spektatorit të vrarë.

Mosmarrëveshjet politike në një demokraci duhet të shprehen gjithmonë përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa përjashtime”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark