Insajderi
Lajme

Rast i rëndë në Deçan: Doli të mblidhte çaj mali, rrëshqet dhe humb jetën

Insajderi
15 July 2024 - 10:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rast i rëndë në Deçan: Doli të mblidhte çaj mali, rrëshqet dhe humb jetën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka vdekur në Deçan, pas një incidenti në mal mëngjesin e së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku mes tjerash njoftohet se viktima kishte dalë në mal për të mbledhur çaj mali, shkruan Gazeta Insajderi.

Më pas, sipas policisë, ai kishte rrëshqitur dhe ishte rrokullisur shpatit rreth 150 metra.

“Bjeshka e Jedovës, Deçan 14.07.2024-06:20.   Gjersa viktima mashkull kosovar kishte dalur në pyll për të mbledhur qaj mali, kur ka arritur në një pjesë të terrenit te rrëshqitshëm dyshohet se  ka humbur kontrollin, ka rrëshqitur dhe ishte rrokullisur tatëpjetë shpatit rreth 150m dhe si pasoj ka ndrruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, njofton PK’ja. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark