Insajderi
Lajme

“Vrasje në tentativë” – Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e këtyre dy personave

Insajderi
15 July 2024 - 16:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Vrasje në tentativë” – Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e këtyre dy personave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve që dyshohen për veprën penale “vrasje në tentativë” në Mitrovicë, ku një person është plagosur me armë zjarri me 10 korrik.

Fitim dhe Arian Xhema nga qyteti i Mitrovicës janë shpallur në kërkim, derisa Policia e Kosovës ua kanë publikuar identitetin me qëllim që të ndihmohen nga qytetarët për kapjen e tyre.

Dy të dyshuarit veprën penale “vrasje në tentativë” e kanë kryer me 10 korrik rrugën “Evlia Qelebiu” në Mitrovicë.

“Personat e kërkuar janë të dyshuar se kanë veprën penale vrasje në tentativë me datë 10.07.2024 në rrugën ‘Evlia Qelebiu’ në Mitrovicë, ku në këtë rast një person është plagosur me armë zjarri. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me personat në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e plotë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark