Insajderi
Lajme

40 gradë- Mendim Rugova tregon se në cilën ditë i “del flaka” Kosovës

Insajderi
15 July 2024 - 17:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
40 gradë- Mendim Rugova tregon se në cilën ditë i “del flaka” Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Meterologu Mendim Rugova ka treguar se këtë javë “ndoshta do të ndodhë kulminacioni i valës së nxehtësisë”.

“Tri ditët e para, deri të mërkurën e kemi ndoshta kulminacionin e valës së nxehtësisë, ku po pritet me arritë temperatura edhe deri në 37-38 gradë celsius, vende-vende edhe në 39, por nuk përjashtohet mundësia edhe për një 40 gradë celsius”, tha ai.

Të mërkurën, Mendim Rugova tha se “ndoshta mundet me pasë atë kulminacionin që me mbërri edhe deri në 40 gradë celsius”. “Ndoshta jo në Prishtinë, por në pjesë të vendit ka mundësi”.

Tutje ai tha se “13 ose 14 ditë ndoshta mundet me zgjatë kjo valë e nxehtësisë”.

Në pjesën e dytë të javës, ai tha se “po duket që këto fushat e presionit të rritura mbi rajonin tonë ndoshta veniten, dobësohen dhe zhduken në njëfarë mënyre”, tha Rugova në Gjesi.

Nga e enjtja, ai tha se vende-vende mund të ketë reshje shiu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark