Gjyqtarit të Kushtetueses i refuzohet kërkesa për noterë, përfshihet AKI’ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjyqtarit të Kushtetueses i refuzohet kërkesa për noterë, përfshihet AKI’ja

    Insajderi
    15 July 2024 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban i është refuzuar kërkesa për Noter nga Ministria e Drejtësisë.

    Në vendimin e publikuar nga Ministrja e Drejtësisë, thuhet se arsyeja e refuzimit të kërkesës është bazuar në Informacionin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë i datës 13.04.2024.

    Radomir Llaban, aktualisht gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ishte përzgjedhur noter në procesin e rekrutimit të tyre të vitit 2019, të cilin e kishte udhëhequr ish-ministri Abelard Tahiri.

    Kush është Radomir Laban, i kërkuar nga INTERPOL që u zgjedh gjyqtar në Kosovë

    Radomir Laban është emëruar gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës më 9 gusht 2018. Emërimi i tij në këtë pozitë ishte kritikuar për shkak të kaluarës së tij kriminale.

    Radomir Laban pretendohet se ishte dënuar qysh në vitin 2012 nga Gjykata Themelore në Beograd si pjesë e një grupi kriminal, i cili kishte kontrabanduar tekstil, teknikë të bardhë, cigare, alkool etj.

    Laban në kohën kur është zgjedhur gjyqtar i Kushtetueses nga votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës ishte në listën e të kërkuarve nga INTERPOLI, sepse Serbia e kërkon atë që të mbajë dënimin me burg.

    Radomir Laban u gjykua si punonjës i Departamentit të Inteligjencës në Drejtorinë e Doganave, dhe përveç dënimit me burgim i është shqiptuar edhe ndalesa për të kryer aktivitetet dhe detyrat në të gjitha organet dhe në të gjitha vendet e punës në Drejtorinë e Doganave të Serbisë për një periudhë prej dhjetë vjetësh.

    Edhe pse ky ndalim është ende në fuqi, si dhe kërkesa për të shkuar në vuajtje të dënimit me burg, ai në Prishtinë zgjedhur gjyqtar i gjykatës më të lartë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark