Ish-drejtori i Burgjeve hedh dyshime për mënyren e trasferimit të Faton Hajrizit nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Smrekronicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-drejtori i Burgjeve hedh dyshime për mënyren e trasferimit të Faton Hajrizit nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Smrekronicë

    Insajderi
    15 July 2024 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faton Hajrizi është arratisur me 6 korrik nga burgu i Smrekonicës në Kosovë.

    E për arratisjen e tij, ish-ushtruesi i detyrës i drejtorit të Përgjithshëm të ShKK-së, Shemsi Hajrizi deklaroi se është “habitur” nga mënyra e transferimit nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Qendrën Korrektuese Smrekronicë.

    “Janë për brengosje rastet e ikjes dhe arratisjeve. Më ka habitur rasti i Faton Hajrizit. Qysh e kanë transferu nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Qendrën Korrektuese në Smrekronicë. I kemi propozuar ministrit atëkohë, Hajredin Kuçit me nxjerrë një vendim me kufizu personat që do të transferojmë në Qendrën Korrektuese në Smrekronicë. Edhe atë në 2 vite të dënuarit me veprat penale “lehta dhe të shkurtra” ose me dënimi i mbetur të ishte dy vite”, shtoi Hajrizi në RTV Dukagjini.

    Hajrizi shtoi se dënimi i mbetur i Faton Hajrizit edhe shtatë vite e gjysmë dhe të transferohet në Smrekronicë është për të habitur.

    Hajrizi ka treguar edhe dallimin mes të larguarit dhe të arratisurit, teksa ka shtuar se arratisja është vepër penale e dënueshme deri në tri vite burgim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark